Titujt ekonomikë të gazetave, 20 qershor 2017
SHEKULLI
-Turizmi – “Të zbatohet ulja e TVSH-së që tani”
-KQZ ngre alarmin, 5 ditë para zgjedhjeve mungojnë komisionerët
-25 qershor- Fermerët kërcënojnë me bojkot në zgjedhje
-Pensionet për ushtarakët, vendimi për rritjen dhe bonuset. Parregullsitë për rillogaritjen e pensioneve, sipas vjetërsisë së shërbimit cenojnë statusin e ish-ushtarakëve. Si do vlerësohen pensionet ne 2018 dhe shpërblimet vjetore që do të ndahen
-Eurostat – Shqiptarët shpenzojnë më shumë ushqime në Europë. Konsumatorët shqiptarë shpenzojnë 39% të buxhetit për të blerë ushqime
-Kriteret – Praktikë pune në shtet deri në 25 qershor. Programi kombëtar I praktikave të punës do të zgjasë 3 muaj dhe nis nga 1 korriku
GAZETA SHQIPTARE
-ATP, statusi i secilës pronë në Durrës
-ALUIZNI jep 10 mijë leje, ja si merret tapia. Dosjet me mangësi, procedura ndiqet nga Agjencia e Legalizimeve
-Vukaj, bizneseve: Jepni vlerësimet për TVSH-në 6%. Ministrja e Financave nxit implementimin e uljes së TVSH për turizmin
Përgjigja e Gjuhës së Huaj, si u vlerësuan maturantët. AKP: Testi u vlerësua nga mësues të certifikuar dhe jo në të njëjtin rreth.
SHQIPTARJA.COM
-Ministrja e PD thyen VKM, jep tender 72 milionë lekë
-Janar-maj 2017, rriten 71% investimet me afrimin e zgjedhjeve. Por edhe të ardhurat shënojnë rritje në masën 7.3 për qind krahasuar me një vit më parë
-Eksportet, në 5 muaj arrijnë 830 milionë euro
-Ish të përndjekurit, kush e ka gati këstin e radhës. Kësti I tretë, ish të përndjekurit ende nuk kanë marrë lekët. 930 ish të dënuar që e kanë gati pagesën
PANORAMA
-Dalin notat e Anglishtes, “firojnë” nxënësit e shkëlqyer
MAPO
-Eksportet, rritje me 17 për qind për 5 mujorin
-Eurostat, shqiptarët, të parët në Europë në shpenzimet për ushqime.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.