Titujt ekonomikë të gazetave, 20 shtator 2017
PANORAMA
- Dy Projektligjet – PS tërhiqet nga heqja e dekoratave dhe plehrat – Grupi i PS tërheq dy projektligjet e debatuara për heqjen e dekoratave të ish-shefave komunistë dhe importit të plehrave. Balla: I rikthejmë në publik
- Komisionet e Vetingut duan 185 punonjës, PS kundër: Nuk mund të keni 9 shoferë – PD dhe LSI pro. Tahiri: Nëse më garantoni që do hiqni nga puna gjyqtarët me 8 miliardë lekë pasuri, merrni në punë kë të doni
- Rihapen tenderat për dy bypass-e, të Fierit e Vlorës – ARRSH: Unaza e Fierit të mbyllet brenda 15 muajsh
- Udhëzim anijeve shqiptare: Rrini larg Sirisë dhe Libisë – Drejtoria e Përgjithshme Detare: Shmangini, s’janë të sigurta – Alarmi pas incidentit të ditëve të fundit me pesë marinarët tanë
SHEKULLI
- Banorët në Shkozë: Shteti na preu në besë, mbetëm në udhëkryq
- Plehrat, Rama tërhiqet nga votimi, por jo nga ligji – Balla: Grupi Parlamentar Socialist do të rikthejë ligjin e Mbetjeve dhe dekoratat në publik për debat shterues, bazuar në argumente dhe jo akuza
GAZETA SHQIPTARE
- Shemben ndërtimet në rrugë, nis operacioni – Kreu i Mirëmbajtjes në ARRSH, Spartak Tarka: Aksion në të gjithë vendin – Ndërtimet anash rrugëve, ja cilat rrezikojnë shembjen
- Dekoratat e mbetjet, PS tërhqe ligjet. Balla: I kthejmë në publik për konsultim – Simbolet komuniste, diskutimi në grupin e PD, Berisha: Të dënohen me ligj
- Trashëgimtarët, dy mijë përfituesit e këstit të parë dhe të dytë – Ministria e Financave, fëmijët dhe nipërit e ish-të dënuarve të plotësojnë dosjet
- Opinion nga Edval Zoto – 1.4 milionë portale dhe vrulli për përçmim
MAPO
- Qeveria tërhiqet nga “mbetjet dhe “dekoratat” – Lëvizja taktike/ Kreu i grupit parlamentar të PS ka bërë të ditur se nisma ligjore për importin e mbetjeve dhe ajo për heqjen e dekoratave dhe medaljeve për ish-funksionarët komunistë pushojnë së ekzistuari. Ai ka bërë të ditur se PS do t’i çojë ato për diskutim në popull
- Vettingu nis në tetor, Kuvendi nis shqyrtimin e numrit të punonjësve – Në tre strukturat e vettingut planifikohet të shërbejnë 185 punonjës
- Përplasja/Shembjet në Shkozë, ja negociatat me familjet që nuk dëmbshpërblehen
SHQIPTARJA.COM
- Emërimet politike – 80 drejtorët e LSI që rrezikojnë të shkarkohen – Emrat e përfaqësuesve të ish-aleates së PS që nuk kanë dhënë dorëheqjen në postet politike të administratës. DAP shkresë punonjësve për ristrukturimin e organeve. “Do ketë vetëm ristrukturim, nuk ka paralajmërim për largime nga detyra”
- PS tërheq dy projektligjet për dekoratat e importin e mbetjeve – “Do t’i rikthejmë në publik për debat shterues”. PD: Lëvizje mashtruese. LSI: Duhet referendum
- 430 ish të përndjekurit politik që kanë mungesë dokumentash – Mungon certifikata familjare, numri i llogarisë bankare dhe prokurat
- MAS: Emrat e studentëve që u njohën diplomat – 637 të rinjve u njehsohet diploma nga Ministria e Arsimit. Lista e plotë me emrat e përfituesve
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.