Titujt ekonomikë të gazetave 25 prill 2017
PANORAMA
-Lista e përfituesve/ Të përndjekurit, 3 muaj afat për trashëgimtarët. Financat publikojnë listën e trashëgimtarëve të të përndjekurve që përfitojnë nga fondi 6 milionë dollar. Familjarët kanë tre muaj afat për dokumentet
-Flet ministri, Ahmetaj: Pse e ulim në 6% TVSH-në për turizmin
-Sejko: Trajektorja e rritjes ekonomike është pozitive
SHQIPTARJA
-800 gjyqtarë e prokurorë “shqyejnë” buxhetin. Njerëzit e drejtësisë do të paguhen nga 22 nëntori 2016, kusht vetingu
-Ish të përndjekurit, 380 trashëgimtarët që duhet të dorëzojnë dokumentat. Publikohet lista e plotë opër këstin e radhës të dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë
GAZETA SHQIPTARE
-Ish të përndjekurit, 2 mijë përfituesit. Ministria e Financave: Trashëgimtarët duhet të plotësojnë dosjet, detajet.
-Amnistia, Tatimet: Biznese e individë, si të aplikoni për të përfituar faljen
-Ish pronarët, 24 mijë dosje në shqyrtim, përfituesit në të gjithë vendin
-Regjistri i plotë, ATP, statusi i çdo prone në Fier, Lushnje e Mallakastër
-Përmbytjet në Shkodër, lista e 14-të me të dëmshpërblyerit
-Ahmetaj: Rritet paga minimale, shkon në 24 mijë lekë në muaj
MAPO
-Shëndetësi, 100 mln dollarë koncesion për laboratorët
-Amnistia/Tatimet shpjegojnë detajet e faljes që nis me 6 maj
-Shteti, 40 milion euro detyrime për nëpunësit e larguar nga puna
SHEKULLI
-Të përndjekurit, emrat që marrin paratë
-Tatimet, ja kujt i falen gjobat dhe kush penalizohet
-Koncesioni/Miratohet kompania fituese, 100 milionë euro në 10 vite për laboratorët
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.