Titujt ekonomikë të gazetave, 28 shtator 2017
SHEKULLI
- Ekspozitat e Ramës, si zhduken milionat e shqiptarëve – Raporti tronditës. Paratë për promovimin e Shqipërisë turistike përfundojnë për ekspozimin e pikturave të kryeministrit në Bienalen e Venecias
- Shpenzimet, sa ia shkurtoi pagën PS-ja njerëzve të Vettingut
MAPO
- Koment nga Gëzim Zilja – Panair libri apo dyqan i madh mallrash?
PANORAMA
- Vendimi i qeverisë: Ndryshojnë dokumentet për patentë, si aplikohet – Zbardhet vendimi i Qeverisë që lehtëson procedurat për lejet e drejtimit. Gjiknuri: Autorizimi për rifitimin e patentës do të merret online
GAZETA SHQIPTARE
- Rregullat e reja për marrjen e patentës, ja procedura e re – Ministri Gjiknuri: Lehtësohen procedurat – Si mund ta bëni rinovimin e lejes së drejtimit online
- Sot seanca. Zbardhet raporti i ‘Ligjeve’ për organikën e vettingut – Kolegji i apelimit me 37 nëpunës, Komisioni i Kualifikimit me 50
SHQIPTARJA.COM
- Beteja në gjykatë – Si do llogariten pensionet për ish-ushtarakët – Neni që pengon ish-ushtarakët të marrin pension të lartë. Gjykata Kushtetuese pritet të rrëzojë vendimin
- Misioni shqiptar në OKB ka 253 gjoba parkimi të papaguara – Shqipëria renditet e 7-ta mes gjithë vendeve të botës me 84 gjoba për çdo diplomat. Policia e Nju Jorkut ka 17 mln dollarë pa arkëtuar
- Vërtetimet për patentat, nga java tjetër do të merren online
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.