Titujt ekonomikë të gazetave, 30 korrik 2017
SHEKULLI
-Praktikat e punës, shtyhet afati i aplikimeve
-Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka shtyrë afatin e aplikimit për t’u bërë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës
-Ndryshime në skemën e pensioneve, do të rishikohen
-Përveç masës së daljes në pension, rritje do të pësojë edhe vjetërsia e kontributeve, e cila shtohet me 4 muaj. Si do të bëhet lidhja dhe llogaritja e pensioneve për punët e kategorisë së dytë dhe të tretë. ISSH zbardh formulën
-Pensionet, a do të ketë rritje të dytë brenda vitit ?
GAZETA SHQIPTARE
-Ish të përndjekurit, 800 trashëgimtarët që do të përfitojnë dëmshpërblim. Dokumentet që duhet të dorëzohen për të marrë këstin e dytë;
-Ministria e Financave: Fëmijët dhe nipërit e ish të dënuarve të plotësojnë dosjet;
SHQIPTARJA.COM
-EKSKLUZIVE/ Pasuritë, ja cilët janë deputetët me makinat më të shtrenjta
-“Koalicioni me njerëzit”, Rama shpjegon platformën e re
PANORAMA
-Trashëgimtarët/ Të përndjekurit, familjet që marrin dëmshpërblimin. Gati lista me 1 mijë familje që përfitojnë dëmshpërblimin. Rastet kur bllokohet pagesa dhe afati 3 mujor për dorëzimin e dokumenteve
-Masat e sigurisë, hyjnë në Shqipëri edhe 5 mijë automjetet
-Fluksi në kufi, 25 mijë turistë në 16 orë
-Policia: Numri më I madh u regjistrua në Morinë
-Masat e policisë rrugore në akset kombëtare për shkak të sezonit turistik, ulen aksidentet me viktima
-Radarët, 1500 gjoba Brenda 24 orëve
-Policia pezullon edhe 100 patenta për shpejtësi dhe parakalime
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.