Titujt ekonomikë të gazetave, 5 prill 2018
PANORAMA
- Policia para Gjykatës, 1 km kordon kundër protestuesve
- Opozita bllokon sot katër akset kryesore të vendit
- Negociata me koncesionarin, ministri Ahmetaj: Do ketë përjashtime dhe ulje të tarifës
- Shoqata e biznesit: Grevë kundër TVSH-së, sot ulim qepenat 2 orë
- Haradinaj pro taksës: Ndodh në të gjithë botën
- Të dhënat, mësuesit e rinj janë “nxënës të këqinj”
- Rama: Shqipëria e meriton çeljen e negociatave. Presidenti I PES, Stannishev: Opozita duhet të ketë një kufi
- Ahmetaj: Ulëm borxhin me 70 %, po rrisim punësimin
- Vendimet e ’97-s, pronarët 4 muaj afat për dokumentet
SHQIPATARJA.com
- Basha: Ja pikat strategjike që do të bllokohen sot
- Qeveria nis dialogun, propozohet pagesë 2-2.5 euro, lehtësim për banorët
- Bracë kërkon zerimin e tarifës për banorët dhe autobusët
- Rama: Do të gjejmë zgjidhje për banorët e Kukësit
- Familjarët e deputetëve ndalohen të marrin tendera
- Abuzimi me pronat në Shëngjin pranga të shpallurit në kërkim
- Pagat e arsimtarëve rriten 5 % këtë vit, +40 % brenda 3 viteve
- Ogerta Manastirliu: Këtë vit kemi 249 kuota për mjekë specialistë
SHEKULLI
- Konsulenca e BE: Qeveria shqiptare mbledh shumë taksa për qarkullimin, por i harxhon
- Rama tërhiqet, nisin negociatat për përgjysmimin e taksës në Rrugën e Kombit
- Kryebashkiaku i Tropojës thirrje Ramës: Lironi protestuesit, zëroni taksën
GAZETA SHQIPTARE
- Blindohet gjykata, në vendngjarje 1000 forca policie
- Përplasje, gjakoset Spaho: Policia na dhunoi, Rama s’do e ketë kollaj
- Basha: Nisim mosbindjen civile, pikat strategjike që bllokojmë
- Taksa për Kukësin, Ahmetaj: Grupet që “amnistohen”
- Të ardhurat nga taksa, më shumë se kostoja për mirëmbajtjen e rrugëve
- Kosova kundër taksës në Rrugën e Kombit, Lekaj: S’e pranojmë tarifën dhe si u mor vendimi
- Tarifa e Rrugës së Kombit, Rama: Zgjidhje për banorët e Kukësit
- Naftëtarët e Ballshit hidhen sërish në protestë, shpërthejnë me forcë dyert e rafinerisë
- Manastirliu: Do të pranohen 249 mjekë të rinj. Specializantët në mjekësi, mbyllet faza e parë, testohen 333 kandidatë
- Ministrja e Arsimit premton rritje pagash me 40 % për mësuesit brenda mandatit
- Rishikim i mesatares për pranimet në fakultetet e edukimit. Nikolla: Kriteri, nota duhet të jetë mbi 7
- Veliaj: Janë reduktuar ndjeshëm problemet mes qytetarëve, Vijon procesi i zgjedhjes së administratorëve të pallateve
- Pronat që nuk kanë marrë kompensimin, aplikimi për 3500 dosje
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.