Titujt kryesorë ekonomikë të shtypit të shkruar – E Premte, 03 Maj 2019
LIBERALE
- Bashkia, 3% të apartamenteve të reja do të jepen për strehim social
- Hormonet në ushqime, 10 vjet burg për abuzuesit, 5 vjet kush dhunon policinë
SHEKULLI
- Tokat e zëna, 700 pronarë përfitojnë 100 mln lekë
- Fasada e shkollës në Tiranë, tenderi 400 mln lekë
- Protestuan për procesin e fidanishtes, policia procedon studentët e Bujqësorit
SHQIPTARJA.COM
- Rama: Burg kush bllokon rrugët, për 10 vjet për ushqimet e skaduara
- Fadil Kepi: Si përfitohen pensionet private, dokumentet që duhen
- Erion Veliaj: 3% e apartamenteve të reja do të jepen për strehim social
MAPO
- Kontrollet-Te gratë, kur bëhet PAP-testi dhe sëmundjet që zbulon
- Astma, sëmundja kronike më e përhapur te fëmijët
- Ushqimet që kontrollojnë tensionin e lartë
PANORAMA
- Koeficientet e rinj: Pagat para 1994, sa rriten pensionet për 74 profesione
- Përmbyllet Panairi i Punës, mijëra mundësi shkollimi dhe punësimi
- Kreditë e buta, 4 mijë familje përfituese nga skema e subvencionimit
- Veliaj: 3% e pallateve të reja në Tiranë, për strehim social
- Mjekët e rinj në provim për licencën, datat
- Cakaj: Në Berlin u kërkua pezullim i taksës së Kosovës për 6 muaj
GAZETA SHQIPTARE
- Ndryshon Kodi Penal – Rama: 10 vjet burg për ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore
- Del kalendari, datat e provimeve të shtetit për cdo degë të mjekësisë
- Nënshkruhet marrëveshja e amenduar me Shell, shteti merr fitim që në fuçinë e parë
- Siguria ushqimore, Kraja: Po dëmtohet shëndeti konsumatorëve
- Në arkën e shtetit ‘mungojnë’ 108 miliardë lekë
- Porti i Vlorës, kalata lindore drejt rikonstruktimit, do destinohet për anijet turistike
- Kryebashkiaku: Do të hapim edhe 7 mensa sociale – Apartamentet e reja në Tiranë, Veliaj: 3% e tyre do të jepen për strehim social
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.