Titujt kryesorë ekonomikë të shtypit të shkruar – E shtunë, 21 Prill 2018
GAZETA SHQIPTARE
- Furtunë në Administratë, ja ministritë që preken – Vendimi i qeverisë bën rishpërndarjen e punonjësve të institucioneve – Numri më i madh i largimeve do të ndodhë te Ministria e Financave dhe e Ekonomisë. Në total janë 183 punonjës që do të dorëzojnë “çelësat”
- Hahn: Shqipëria ka nevojë për një dialog konstruktiv qeveri-opozitë – Eurokomisioneri: Një gjyqësor pa korrupsion, parakusht për Shqipërinë në BE
PANORAMA
- Rama: Shtohen edhe 36 ilace të reja që do të rimbursohen nga shteti – Qeveria, dy ditë në Qarkun e Fierit. Kryeministri, optimist për ARMO-n – Vendimi i Qeverisë: Një bashkim fermerësh, që mund të ketë një xhiro shumë më të lartë sesa 5 milionë, jo subjekt i TVSH
MAPO WEEKEND
- Biznesi i integrimit – A është një punë me leverdi? – Bilanci ekonomik i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE dhe 35 kriteret e rrepta që do të monitorohen. Fondet që do të mbërrijnë nga Europa dhe kushtet që të përthithen
SHQIPTARJA.COM
- Rama: Herceptinë falas për të sëmurët me kancer – “Nuk do të ketë më mungesë të Herceptinës për të gjitha gratë dhe vajzat, ilaçi i shtrenjtë tërësisht falas”
- Kryeministri Rama: 19 mijë nxënës në arsimin profesional
- Ndryshon numri i punonjësve, institucionet ku hapen vende pune
- Rregullat e reja, si mund të ndryshosh pengun gjatë pagesës së kredisë – Banka qendrore miraton ndryshime për kreditë konsumatore hipotekare
SHEKULLI
- “Anëtarësimi në BE, vetëm nëse plotësohen kriteret dhe zbatohen reformat” – Komisioneri për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, Johannes Hahn bën të ditur se zgjerimi ka arsye të rëndësishme për t’u bërë si rrjedhojë e influencës ruse në rajon
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.