Tokyo 2020 / Nis stafeta olimpike e pishtarit në Japoni
Një vit më vonë sesa ishte planifikuar stafeta e pishtarit për Olimpiadën e vonuar të Tokios më në fund u zhvillua në Japoni ditën e sotme.
Stafeta 121-ditore sinjalizon fillimin e ndërtimit të Lojërave të kësaj vere, të cilat u shtynë nga viti 2020 për shkak të koronavirusit.
Pishtari u ndez gjatë një ceremonie në Fukushima dhe do të bartet nga 10,000 vrapues në të gjithë Japoninë përpara ndezjes së kazanit Olimpik në ceremoninë e hapjes së Lojërave në 23 Korrik.
Por, siç pritej, stafeta e këtij viti vjen me një ndryshim.
Spektatorët u ndaluan nga ceremonia e këtij viti. Një numër i vogël i tifozëve u lejua të shikonin pjesën e dytë të stafetës, por vendosja e maskës ishte e detyrueshme dhe brohoritja u ndalua në përpjekje për të ndaluar përhapjen e Covid-19.
Shefi i Tokyo 2020 Seiko Hashimoto tha se shpresonte që flaka Olimpike do të shërbente si “një rreze drite në fund të errësirës”.
“Kjo flakë e vogël kurrë nuk e humbi shpresën dhe e priti këtë ditë si një syth i lules së qershisë që gati po lulëzon,” tha ajo, duke folur në ceremoninë e nisjes.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.