Tornado dhe shtrëngata të furishme zaptojnë Europën përgjatë fundjavës
Sipas njoftimeve të mediave lokale, një shtrëngatë e fuqishme u regjistrua në Amsterdam të Premten, duke shkaktuar mbeturina, ujë kudo nëpër qytet si dhe duke shënuar dëme serioze në pemë dhe ndërtesa.
Videoja e mësipërme e filmuar nga një anije në pellgun Oosterdok të Amsterdamit tregon shtrëngatën duke lëvizur nëpër ujë dhe në tokë.
Një tornado e rrallë gjithashtu përshkoi qytetin jugor të Luksemburgut, Petange të njëjtën ditë duke shkëputur çatinë e një ndërtese, tregojnë pamjet e publikuara nga video amatore nëpër mediat sociale. Një deklaratë nga zyra e kryeministrit Xavier Bettel thoshte se të paktën shtatë persona ishin lënduar nga tornado.
Tornado Alley in Pétange Luxembourg
Posted by Yves Reiff on Friday, August 9, 2019
Priten stuhi të mëdha në Europën veriore të Premten në mbrëmje me paralajmërimin e nivelit 2, në të gjithë Belgjikën Juglindore, Luksemburg, Gjermani dhe Francën verilindore me erëra të forta, shtrëngata, breshër, reshje shiu dhe tornado. (Euronews)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.