Trafik pasagjerësh – Aeroporti i Dubait ‘humb’ objektivin
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka pritur 89.1 milionë pasagjerë në 2018, duke humbur objektivin e tij, por duke mbetur aeroporti më i ngarkuar në botë për pasagjerët ndërkombëtarë.
Operatori Aeroportit të Dubait njoftoi se trafiku i pasagjerëve u rrit për një për qind vitin e kaluar, ritmi më i dobët i rritjes vjetore në të paktën një dekadë dhe më pak se 90.3 milionë larg objektivit. Aeroporti i Dubait, qendra për linjat ajrore Emirates dhe flydubai, pa një rritje të ngadalshme gjatë 2018, pas 15 vitesh rritje të fuqishme.
Ndër faktorët e tjerë, ngadalësimi ekonomik i Gjirit për shkak të çmimeve të ulëta të naftës ka dëmtuar industrinë e udhëtimit në rajon.Aeroporti i Dubait ka qenë më i ngarkuari në botë për pasagjerët ndërkombëtarë që nga viti 2014, duke lënë pas Heathrow e Londrës ku trafiku i pasagjerëve u rrit 2.7 për qind në 80 milion pasagjerë në vitin 2018.
Aeroporti i Dubait ka thënë më parë se beson se mund të arrijë aeroportet e Atlantikut dhe Pekinit për tu bërë aeroporti më i ngarkuar në botë për të gjithë llojet e pasagjerëve deri në 2021. Aeroporti Ndërkombëtar, Hartsfield-Jackson Atlanta priti 98.6 milionë pasagjerë në 11 muajt e parë të 2018. Ende nuk ka publikuar shifra vjetore.
Burimi:CNBC
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.