Trajtimi i mbetjeve infekte spitalore – Qendra e Transfuzionit, tender 1.6 mln lekë deri në dhjetor
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka hapur procedurën e prokurimit publik për “evadimin dhe trajtimin e mbetjeve infekte spitalore”.
Fondi limit për këtë shërbim është 1 milion e 600 mijë lekë pa TVSH. Ndërkohë që shërbimi i kërkuar është për rreth 5350 kg mbetje të cilat kanë nevojë të trajtohen.
Subjekti që do të shpallet fitues për të kryer këtë shërbim nga nënshkrimi i kontratës deri në fund të dhjetorit të vitit 2017 duhet të plotësojë një sërë kriteresh siç janë: të ketë leje nga Bashkia përkatëse për depozitimin e produktit të padëmshëm që del nga përpunimi. Të ketë leje mjedisore nga Ministria e Mjedisit për mbetjet spitalore si dhe të ketë licencë nga QKL, në lidhje me fushën e mbetjeve spitalore.
Mbyllja e kësaj procedure do të jetë më 7 gusht, moment në të cilin do të shpallet fituesi, i cili do të nënshkruajë kontratën deri më 31 dhjetor.
Trajtimi i mbetjeve spitalore në vendin tonë vijon të mbetet problematik, pasi jo gjithmonë kompanitë që shpallen fituese për trajtimin e tyre e bëjnë punën brenda standardeve të përcaktuara nga OBSH.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.