Transferimi i parave së shpejti edhe përmes WhatsApp – it
Së shpejti pritet që WhatsApp të ofrojë edhe shërbimin e transferimit të parave. Kjo nuk është ende zyrtare pasi është akoma në fazën e fundit të testimit dhe pas kësaj pritet të shtrihet zyrtarisht te rreth 200 milion përdorues në të gjithë Indinë.
Kjo po aplikohet fillimisht në Beta, por ende nuk është shpallur publikisht, pasi nuk është gjerësisht i disponueshëm në këtë moment. Transferimi i parave përmes WhatsApp vjen si një mënyrë për të konkurruar ashpër Paytm dhe shërbime të tjera dixhitale të pagesave si Google Tez.
Në ketë proces është parashikuar përfshirja e një numri bankash, si Banka e Shtetit të Indisë, ICIC Bank, HDFC Bank dhe bankën Axis. Testuesit e Beta-s e thanë se lista e bankave do të shfaqet së shpejti në WhatApp te menuja e aplikacionit (Settings.)
Për të konfirmuar funksionet, përdoruesit së pari duhet të verifikojnë numrin e tyre të telefonit përmes një SMS-se dhe pastaj duhet të zgjedhin një bankë. Pas përfundimit të konfigurimit, transferimi i parave do të bëhet menjëherë.
Sipas politikave të privatësisë së WhatsApp, përdoruesit do të duhet të bien dakord me kushtet e pagesave kur vendosin ta përdorin këtë funksion shërbim të tij.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.