Transfertë e paligjshme e parave – Policia sekuestron 20 mijë euro dhe procedon penalisht 27- vjeçarin
Policia Kufitare e Rinasit ka njoftuar se është parandaluar një rast i transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, shtetasin F. K., 27 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë.
Policia ka sekuestruar 20000 euro, dhe ka proceduar penalisht 27-vjeçarin.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.