Transformimi i Tiranës, Veliaj në eventin TEDx: Fëmijët, protagonistët kryesorë
Pas dy vitesh, Tirana është një qytet me më shumë shërbime dhe me ndërhyrje të mëdha, që kanë pasur më së shumti në fokus të vegjlit e kryeqytetit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar pak ditë më parë në Vitoria-Gasteiz të Spanjës, mbajti një ligjëratë në eventin TEDx, rrjeti ndërkombëtar më prestigjioz i folësve publikë, ku bëri prezent prezantuar modelin e ndryshimit që ka pësuar kryeqyteti shqiptar së fundmi dhe se si fëmijët janë protagonistët kryesorë dhe fuqia e këtij transformimi.
Prezantimi i tij me titull “Superheronjtë urbanë: Një qytet i transformuar nga fëmijët”, u përqendruar dhe në nismën që mori Bashkia, duke e konsideruar lirimin e hapësirave të zëna si një mision për t’ua kthyer ato fëmijëve.
Eventet TEDx janë shumë të njohura në botë dhe organizohen çdo vit. Ato bëjnë bashkë njerëz të njohur nga e gjithë bota, politikanë, studiues, muzikantë, shkencëtarë, arkitektë etj, të cilët me fjalimet e tyre frymëzuese sjellin eksperienca të ndryshme për çështje të ndryshme.
Eventet TEDx regjistrohen dhe shfaqen falas për publikun e gjerë, si një mënyrë për të nxitur diskutim, bashkëveprim dhe ide.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.