Transformohet Saranda – FSHZH: Përfundon rindërtimi i shkallareve, gati projekti për shëtitoren përgjatë bregut
Vijon puna për rikualifikimin urban të qytetit bregdetar të Sarandës. Aktualisht, sipas Fondit Shqiptar ka përfunduar puna për shkallaret e qytetit, një punë e nisur që prej vitit 2017, pjesë e një pakete prej 13 milionë eurosh.
Ndërkohë, FSHZH njofton se është gati edhe projekti për rikonstruksionin e shëtitores “Naim Frashëri”, që është edhe një ndër pikat më të rëndësishëm të qytetit. Projekti pritet të prezantohet në javët në vijim në një takim publik.
Më konkretisht, është parashikuar të zgjerimi i shëtitores dhe kthimi i hapësirave të saj në hapësira rekreative, pushimi, gjelbërim si dhe pajisjen me një sistem ndriçimi.
Ndërkohë, FSHZH shton se ka nisur puna edhe për kryerjen e një studimi të mobilitetit dhe zhvillimit urban, i cili do të përcaktojë edhe ndërhyrjet e radhës që pritet të përmirësojnë peizazhin urban si dhe të kthejnë në funksionale hapësirat urbane në qytet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.