Transmetimet analoge, me 15 gusht mbyllen në Berat! AMA: Publiku të pajiset me marrës digjital
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në qarkun e Beratit do të jetë data 15 Gusht, 2017.
“AMA tërheq vëmendjen e të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge në qarkun e Beratit, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA.
Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 15 Gusht 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark” shkruhet në njoftimin e AMA-s.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.