Transparenca në administratë – Punonjës të bashkisë certifikohen me ISO
Punonjës të Bashkisë së Tiranës janë trajnuar dhe pajisur me certifikatën ISO përmes projektit “menaxhimi i cilësisë në administratën publike”, të financuar nga Rajoni Puglia.
Ky certifikim jep siguri për transparencë, i cili është element kyç është për akordimin e fondeve nga Bashkimi Europian.
Më këtë “garanci” janë pajisur punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë Tiranë, projekt i cili mund të shtrihet edhe në drejtori të tjera.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.