Transporti hekurudhor – Rritet importi i mallrave me 4 herë më shumë se viti 2016
Mallrat e importuara me hekurudhë janë rritur në nëntor me 102,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 3,5 mln ton – kilometër, duke u rritur me rreth 4 herë krahasuar me nëntorin e 2016. Mallrat e eksportuar me det në nëntor janë rritur me 40.0%krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë që vlera e mallrave të tregtuara nga eksport/importi llogaritet në 80 miliardë lekë gjatë nëntorit. Pesë janë grup mallrat kryesorë që kanë kontribuar me 73,9 %, në vlerën e mallrave të eksportuara në muajin nëntor 2017. Metalet bazë, tekstilet ,produktet ushqimore ,qymyri dhe produktet bujqësore.
Ndërsa grupet e mallrave kryesorë që anë kontribuar nga importi janë makineri dhe pajisje, metale bazë, kimikatet, tekstile dhe produkte ushqimore. Referuar transportit ajror edhe numri fluturimeve është rritur krahsuar me një vit më parë duke shënuar 1872 fluturime të kryera. Si rrjedhojë edhe numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me avion është rritur.
Transporti ajror i pasagjerëve zë 61,7 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në njëmbëdhjete mujorin e 2017 është 2.410.997 duke u rritur me 21,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.