Trefishohen të pastrehët në Brazil – Në Rio de Janeiro situata po bëhet alarmante
Të pastrehët në Rio de Janeiro dhe qytetet e tjera të Brazilit janë trefishuar, ndërkohë që vendi po përballet me krizën më të thellë ekonomike ndër dekada. Vetëm në Rio tashmë numërohen më shumë se 14 mijë të pastrehë, nga 5500 të një viti më parë. Papunësia në vend ndërkohë është rritur me ritme të frikshme gjatë dy viteve të fundit. Çështja po kthehet në një problem social.
Banorët e lagjeve të pasur të Rios, dhe banorët e lagjeve turistike i kanë bërë thirrje autoriteteve që të heqin të pastrehët nga rrugët. Si përgjigje ndaj kësaj situate autoritet kanë vendosur të inaugurojnë një strehë të përbashkët publike shumë pranë stacionit qendror të trenit në qytet, së bashku me një program trajnimi për të pastrehët që të gjejnë punë.
Autoritetet po punojnë edhe për të mirëmësuar strehat aktuale për më të varfrit. Asistentët socialë ndërkohë janë të bindur se kjo situatë vjen kryesisht si pasojë e përshkallëzimit të problemit të drogës.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.