Tregjet turke injorojnë tarifat – Masat interpretohen si sipërfaqësore. Rritet lira
Tregjet turke kanë injoruar tarifat e Presidentit amerikan Donald Trump, që erdhën si pasojë e sulmit në Siri.
Lira turke u rrit në nisje të sesionit tregtar, pas deklaratës së Trump për të vendosur 50% tarifa në importet e çelikut dhe të ndalojë negociatat tregtare mes Ankarasë dhe Washingtonit.
Dollari ra ne 1% kundër lirës gjatë sesionit tregtar, dhe valuta turke tregtohej në 5.8628 për dollar. Analistët thanë se kërcënimet e tarifave nga Trump ishin sipërfaqësore, pasi sanksionet ishin minimale, individët e sanksionuar, të paktë, dhe marrëveshja tregtare pritet të ndodhte në të ardhmen e largët.
Trump ka kërcënuar të “shkatërrojë” plotësisht ekonominë e brishtë turke prej sulmeve të presidentit Erdogan në Sirinë e Veriut ndaj forcave kurde që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.
Ky operacion u mundësua nga lajmërimi surprizues i Trump për të tërhequr trupat amerikane nga zona. Lajmërimi i Trump pati kritika të mëdha dhe disa zyrtarë të sigurisë e përshkruan si një braktisje të aleatëve kurdë në rajon.
Kjo bëri që Trump të kërcënojë Turqinë me sanksione nëse vendi e tejkalon masën. Luftëtarët kurdë, që kanë ndihmuar trupat amerikane në zhdukjen e ISIS nga Siria, shihen nga Ankaraja si terroristë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.