|
|
| Wall Street mbyllet në rritje të fuqishme |
|
Analistët thonë se pas rënies 6% të S&P 500 për muajin Maj, që e çoi indeksin poshtë nivelit të lëvizjes 200 ditore, tashmë është momenti i rikthimit për tregun amerikan të aksioneve. Në fund të punimeve Dow Jones industrial u rrit 2.37%. Standard & Poor's 500 u rrit 2.30% dhe Nasdaq Composite u rrit 2.40%. Indekset Dow Jones dhe S&P 500 regjistruan rritjen më të madhe në përqindje që nga 20 dhjetori. Gjithashtu S&P 500 u rrit përmbi nivelin e rëndësishëm psikologjik të 1 mijë e 300 pikë dhe me rritje 4.6% për këtë vit. Edhe Dow Jones është në territor pozitiv për këtë vit. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet amerikane u rritën fuqishëm sesionin e të mërkurës, duke regjistruar për bençmarkun S&P 500 ditën më të mirë që nga muaji Dhjetor. Optimizmi në treg dhe pozicionimi në asete me risk u ndikua nga sinjalet për lëvizje të shpejtë të europainëve në drejtim të zgjidhjes së problemit të bankave të Spanjës si dhe sinjaleve të qarta për më shumë stimul të ekonomisë nga Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara.