|
|
| Paketa për Spanjën nuk bind Wall Street |
|
Pjesa e parë e sesionit u karakterizua nga optimizmi dhe reagimi pozitiv ndaj paketës së ndihmës për Madridin, pro në momentet e fundit pati një shitje masive të stokut dhe pozicionim në asete të sigurta. Sektori bankar ka qenë edhe performuesi më i dobët pasi është më i ekspozuari ndaj krizës në Europë. Në fund të punimeve Dow Jones industrial ra 1.14%. Standard & Poor's 500 ra 1.26% dhe Nasdaq Composite ra 1.70%. Investitorët në shtetet e bashkuara janë të frikësuar se kriza në Spanjë mund të komplikojë problemet e bllokut të monedhës së përbashkët pas zgjedhjeve të 17 qershorit që do të zhvillohen në Greqi, që për shumicën do të përfundojnë me daljen e saj nga eurozona. Përgatiti: Ermal Ngjelina |
| Last Updated ( E Martë, 12 Qershor 2012 09:41 ) |



Bursat amerikane ranë sesionin e ditës së hënë. Paketa 100 miliardë euro e ndihmës për bankat në Spanjë nuk ka mundur të qetësojë tregjet për financat në eurozonë dhe për normën e rritjes së ekonomisë globale.