|
|
| Bursat amerikane mbyllen në rritje |
|
Zyrtarë të G20 sipas një raportimi ekskluziv të agjencisë Reuters thanë se bankat qendrore më të mëdha të botës janë të gatshme të stabilizojnë tregjet financiare për të mos përsëritur atë që ndodhi me ngrirjen e kreditit në shtetet e bashkuara vjeshtën e vitit 2008. Në fund të punimeve Dow Jones industrial u rrit 1.24%. Standard & Poor's 500 u rrit 1.08% dhe Nasdaq Composite u rrit 0.63%. të dhënat makroekonomike në ditën e enjte konfirmuan pritshmërinë e tregjeve pr ngadalësim të ritmit të zgjerimit të ekonomisë. Statistika tregoi për rritje të aplikimeve të papunësisë dhe një pjesë e mirë e investitorëve në treg parashikojnë që Rezerva Federale të ndërhyjë për të stimuluar ekonominë. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet amerikane u mbyllën në territor pozitiv sesionin e të enjtes. Investitorët ju rikthyen lojës në treg të siguruar nga premtimi i bankave qendrore më të mëdha të botës se janë të gatshme të kryejnë ndërhyrje të koordinuar për të parandaluar efektet negative të një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona.