|
|
| Wall Street, paqendrueshmëri shumë e madhe |
|
Tronditjet në tregun amerikan të aksioneve janë shkaktuar nga tërmeti i fortë i rritjes së kostos së borxhit të Spanjës përmbi nivelin e 7% për herë të parë që nga viti 1994. Ky nivel konsiderohet si kufiri që e bën borxhin të pashërbyeshëm dhe ka imponuar vendet e Eurozonës të aplikojnë për programet e ndihmës financiare. Në fund të punimeve Nasdaq Composite u rrit 0.78% i mbështetur nga blerjet e aksioneve të Apple, por investitorët kanë vijuar të jenë të kujdesshëm për shkak të frikës së Europës. Dow Jones industrial ra 0.20% dhe Standard & Poor's 500 u rrit lehtë me 0.14%. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet amerikane mbyllën të hënën një sesion të paqëndrueshëm me lëkundje jashtëzakonisht të mëdha sa në territor pozitiv edhe në atë negativ. Lëkundjet janë ndjerë në periudha të shkurtra kohore, saqë në raportimet e momenteve të fundit një pjesë e mediave raportuan për rritje përmbi 1% të vlerave dhe pjesa tjetër raportuan për rezultate me ndryshime shumë të vogla.