|
|
| Mbledhja e FED rrit bursat amerikane |
|
Bençmarku S&P 500 ka fituar 7.2% që nga pika më e ulët 5 mujore që preku në 4 qershor dhe një ditë më parë, për herë të parë në 7 javët e fundit, u mbyll përmbi mesataren e lëvizjes 50 ditore të 1 mijë e 346.90 pikë. Por për analistët rritja e fortë në sesionet e fundit po e bëjnë këtë indeks shumë vunerabël karshi vendimit që do të marrë ditën e sotme Rezerva Federale. Sektori i lëndëve të para në bençmark u rrit me 2% ndërsa ai për financat u rrit 1.7%. Në fund të punimeve Dow Jones industrial u rrit 0.75%. Standard & Poor's 500 u rrit 0.98% dhe Nasdaq Composite u rrit 1.19%. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet amerikane u rritën sesionin e të martës të mbështetura në shpresën se Rezerva Federale do të zgjerojë programet e stimulit të ekonomisë për shkak të dobësimit të ritmit të zgjerimit në Shtetet e Bashkuara si dhe për shkak të thellimit të krizës në Eurozonë.