|
|
| Bursat amerikane në rënie përmbi 2% |
|
Kontrata amerikane e naftës bruto West Texas Intermediate ra për herë të parë që nga tetori në më pak se 80 dollarë për fuçi dhe sub indeksi për energjinë në bençmarkun S&P 500 humbi 4% të vlerës. Investitorët thanë se kërkesa e dobët nga vendet përtej detit është shkaktare e humbjeve në këto industri. Rënia e vlerës së indekseve u intensifikua nga paralajmërimi i Goldman Sachs, që rekomandoi klientët të përgatiten për zhvlerësim të bençmarkut amerikan S&P 500 si pasojë e dobësisë së ekonomisë. Në fund të punimeve Dow Jones industrial ra 1.96%. Standard & Poor's 500 ra 2.23% dhe Nasdaq Composite ra 2.44%. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet amerikane mbyllën të enjten sesionin me performancën më të dobët në 3 javët e fundit. Investitorët u tërhoqën nga tregu pasi statistikat treguan se ngadalësimi i ekonomisë botërore do të prekë fitimet e korporatave. Performanca më e dobët u regjistrua në kompanitë e energjisë dhe atyre të lidhura me lëndët e para industriale që pasuan zhvlerësimin e sektorit të lëndëve të para.