|
|
| Të dhënat ekonomike rrisin bursat amerikane |
|
Sektori i energjisë paraqiti edhe performancën më të mirë në mesin e 10 sektorëve të treguesit të gjerë S&P 500 duke u rritur me 1.9%. shqetësimet për eurozonën kanë ushqyer shitje dramatike të stoqeve në kohët e fundit. Por rënia e tyre ka qenë e kufizuar për shkak të pjesëmarrjes së lartë të investitorëve me pozicionim afatshkurtër që kanë ruajtur tregun amerikan të aksioneve në nivele të kënaqshme. Në fund të punimeve Dow Jones industrial u rrit 0.74%. Standard & Poor's 500 u rrit 0.90% dhe Nasdaq Composite u rrit 0.74%. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet amerikane u rritën sesionin e të mërkurës të mbështetura nga të dhënat pozitive dhe përtej parashikimeve të performancës së ekonomisë së parë të botës. Këto të dhëna rritën stoqet energjetike dhe kaluan në plan të dytë shqetësimet se samiti i Bashkimit Europian nuk do të japë atë rezultat apo progresin e nevojshëm për të lehtësuar krizën e borxheve sovrane të rajonit.