|
|
| Wall Street rikuperon një pjesë të humbjeve |
|
Megjithatë tregjet në Shtetet e Bashkuara janë të ndjeshme karshi zhvillimeve në eurozonë dhe ndaj vendimeve që do të marrin udhëheqësit europianë në samitin e Brukselit. Por në fund presioni u zvogëlua nga sinjalet se udhëheqësit europianë punojnë për të reduktuar presionin e tregjeve mbi financat e Italisë dhe të Spanjës. Në fund të punimeve Dow Jones industrial ra 0.20%. Standard & Poor's 500 ra 0.21% dhe Nasdaq Composite ra 0.90%. Përgatiti: Ermal Ngjelina |
| Last Updated ( E Premte, 29 Qershor 2012 09:27 ) |



Stoqet amerikane ranë në ditën e enjte. Megjithatë në momentet e fundit të tregtisë ka pasur një rikuperim të humbjeve të mbështetur në sinjalet e progresit në samitin e udhëheqësve europianë. Ndërsa vendimi i gjykatës supreme në Shtetet e Bashkuara që ruajti pjesën më të madhe të reformës në shëndetësi të presidentit Obama goditi stoqet e sektorit të sigurimeve të shëndetit.