|
|
| Wall Street, sesioni i tretë me radhë në rritje |
|
Deri në këto momente raportimet e korporatave kanë tejkaluar pritshmërinë e lojtarëve të tregut dhe sidomos sektori i teknologjisë së informacionit. Kështu IBM përmirësoi parashikimin për fitimet në këtë vit, fitimet e eBay's tejkaluan parashikimet dhe Qualcomm paralajmëroi për një muaj dhjetor shumë të mirë. Por ndërkohë dobësia në sektorin e manifakturës dhe të punësimit bashkuar me rënien e fitimeve të bankës së investimeve Morgan Stanley, kufizuan fitmet në treg dhe rrëzuan me 1% indeksin financiar të S&P. Në fund të punimeve Dow Jones industrial u rrit 0.27%. Standard & Poor's 500 u rrit 0.27% dhe Nasdaq Composite u rrit 0.79%. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet amerikane u mbyllën në territor pozitiv në ditën e enjte për të tretin sesion në radhë dhe bençmarku S&P 500 preku pikën më të lartë në 2 muaj e gjysmë. Humori i investitorëve është mbështetur në fitimet që kanë raportuar kompanitë e teknologjisë së informacionit si dhe pritshmëria për më shumë stimul monetar nga Rezerva Federale për shkak të dobësisë së statistikës ekonomike.