|
|
| Bursat amerikane, sesioni i 3-të në rënie |
|
Rënia e të martës është e treta në radhe dhe po teston kufirin e poshtëm të rezistencës që është mesatarja e lëvizjes 50 ditore. Thyerja e këtij kufiri rriskon të ndezë një valë të gjerë zhvlerësimi të bençmarkut në shtetet e bashkuara. Megjithatë masa e rënies së stoqeve amerikane u kufizua në momentet e fundit të tregtisë pas sinjaleve të zyrtarëve të Rezervës Federale se po përgatiten të stimulojnë ekonominë. United Parcel Service i konsideruar në treg si një lakmues i aktivitetit ekonomik ra 4.6% pasi raportoi fitime më pak se parashikimet dhe reduktoi parashikimin për këtë vit. Të njëjtin opinion prezantoi edhe Apple duke rrëzuar aksionet e veta me 6%. Në fund t punimeve Dow Jones industrial ra 0.82%. Standard & Poor's 500 ra 0.90% dhe Nasdaq Composite ra 0.94%. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet në Wall Street ranë në territor negativ në ditën e martë. Humori i investitorëve është goditur nga shenjat e përkeqësimit të krizës në Europë dhe evidenca e qartë se kjo krizë po dëmton edhe ekonominë në Shtetet e Bashkuara duke përfshirë dhe korporatat me aktivitet të qëndrueshëm si ajo e transportit dhe dërgesave postare UPS.