|
|
| Bursat amerikane mbylljen në tablo mikse |
|
Ndërsa gjiganti i aviacionit Boeing që raportoi përmbi parashikimet e tregut rriti indeksin Dow Jones. Megjithatë masa e rënies së indekseve është kufizuar nga pritshmëria për ndërhyrje të rezervës federale në stimul të ekonomisë. Gazeta Wall Street Journal raportoi se zyrtarët e Bankës Qendrore në Shtetet e Bashkuara janë shumë pranë marrjes së një vendimi për stimulin monetar të ekonomisë së parë të botës. Në fund të punimeve Dow Jones industrial u rrit 0.47%. Standard & Poor's 500 ra lehtë me vetëm 0.03% dhe Nasdaq Composite ra 0.31%. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet amerikane paraqitën një tablo të përzier në mbyllje të sesionit të ditës së mërkurë. Performanca u stoqeve u vendos nga raportimet e korporatave që përcaktuan edhe trendin e indekseve. Kështu shitjet e dobëta të iPhone rrëzuan bençmarkun S&P 500 dhe treguesin Nasdaq të teknologjisë së informacionit.