|
|
| Draghi dhe punësimi rrisin bursat amerikane |
|
Kjo deklaratë ka kaluar në plan të dytë raportimet e përziera të korporatave amerikane. Në dy vitet e fundit kriza në Europë ka ndikuar në tregun amerikan të aksioneve për shkak të efekteve negative të saj në fitimet e korporatave. Ky rregull i dy viteve të fundit u konfirmua një ditë më parë ku United Technologies dhe Dow Chemical, i faturuan krizës në Europë rezultatet e dobëta të fitimeve. Në fund të punimeve Dow Jones industrial u rrit 1.67%. Standard & Poor's 500 u rrit 1.65% dhe Nasdaq Composite U RRIT 1.37%. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet amerikane u mbyllën në territor pozitiv në ditën e enjte. Humori i investitorëve amerikane u përmirësua pas deklaratave të presidentit të bankës qendrore europiane Mario Draghi që sinjalizoi vendimin e politikë bërësve europianë për të mbrojtur bllokun e monedhës së përbashkët pavarësisht kostos së saj.