|
|
| Wall Street e mbyll Korrikun në rritje |
|
Edhe volumi i tregtisë ka qënë poshtë mesatares, pasi në treg ka një kujdes të madh dhe shpresa se Rezerva Federale do të ndërkyjë në treg, duke parë edhe të dhënat e shumta negative të kohëve të fundit. Në mbyllje të punimeve Dow Jones ra me 0.49%, S&P 500 humbi 0.43% dhe Nasdaq Composite humbi 0.21% të vlerës. Ndërsa përgjatë muajit Korrik, indeksi Dow Jones fitoi 1% të vlerës, S&P 500 u rrit me 1.3% dhe Nasdaq u rrit me 0.2%. |



Indekset kryesore në Wall Street janë mbyllur në territor negativ të martën, pasi investitorët vazhdojnë të presin deklaratën zyrtare të takimit dy-ditor të Rezervës Federale që përfundon ditën e sotme. Në treg ka pasur spekulime se Banka Qendore Amerikane, nuk do të ofrojë një paketë të tretë të lehtësimit sasior.