|
|
| Wall Street thyen ecurinë pozitive 6-ditore |
|
Por megjithatë, humbjet janë kufizuar nga pritshmëritë e larta se bankat qendrore më të mëdha të globit do të ndërhyjnë në treg për të stimuluar ekonominë globale, që ka shfaqur shënja ngadalësimi.Ky aksion i përbashkët, megjithatë, nuk ka gjasa të fillojë përpara shtatorit. Në mbyllje të punimeve, indeksi Dow Jones industrial ra me 0.29%, Standard & Poor's 500 humbi 0.13% të vlerës dhe Nasdaq Composite u rrit lehtë me 0.05%. Përgatiti: Lidion Kulla |



Wall Street është mbyllur në rënie në sesionin e së Hënës, pas 6 ditësh në rritje. Ndikim negativ dha raporti mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në Japoni që shënoi rritje me 0.3%, sa gjysma e parashikimeve të analistëve për rritje me 0.6%. Indeksi S&P 500 është rritur me 3% në gjashtë sesionet e kaluara, rritja më e madhe në seri që nga Dhjetori i vitit 2010.