|
|
| Raporti i Rezervës rrëzon bursat amerikane |
|
Në këtë takim anëtarët e bordit të politikës monetare nuk kanë shprehur vullnetin për një program të tretë të stimulit të ekonomisë pavarësisht nivelit të lartë të papunësisë. Politikat mbështetëse të bankës qendrore kanë qenë deri më tani katalizatori kryesor i rritjes së bençmarkut amerikan që nga 30 tetori i vitit të kaluar. Investitorët vijojnë të parashikojnë rrëzim të indekseve por deri më tani tregu ka shfaqur rezistencë. Sektorët e lidhur me rritjen ekonomike kanë qenë humbësit më të mëdhenj të sesionit, me energjinë që ra 1% dhe lëndët e para 0.9%. në fund të punimeve Dow Jones industrial ra 0.49%. Standard & Poor's 500 ra 0.40% dhe Nasdaq Composite ra 0.20%. Për këtë vit Dow Jones regjistron rritje me 8%, S&P 500 qëndron me rritje 12.4% dhe Nasdaq regjistron rritje 19.5%. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet amerikane u mbyllën në territor negativ në ditën e martë duke rrëzuar bençmarkun S&P 500 poshtë pikës më të lartë 4 vjeçare që preku në ditën e hënë. Ndikimi negativ erdhi nga publikimi i raportit përmbledhës së takimit të fundit të Rezervës Federale.