|
|
| Wall Street, sesioni i dytë më radhë në rënie |
|
Stoqet e financave, lëndëve të para dhe teknologjia ishin performuesit më të dobët. Bençmarku S&P 500 ka rënë në 8 nga 12 sesionet e fundit duke kaluar për herë të parë në një muaj poshtë mesatares së lëvizjes 14 ditore. Ndërsa Nasdaq regjistroi rënien ditore më të madhe në përqindje që nga 14 dhjetori. Në fund të punimeve Dow Jones industrial ra 0.95%. Standard & Poor's 500 ra 1.02% dhe Nasdaq Composite ra 1.46%. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet amerikane ranë të mërkurën për të dytën ditë në radhë. Investitorët tashmë po vështrojnë në një botë pas stimul ,monetar të ekonomisë dhe ankandi i dobët në Spanjë u rikujtoi amerikanëve se europa ka ende shumë rrugë për të bërë. Shitjet prekën të gjithë sektorët dhe në bençmarkun S&P 500 kaluan në territor negativ 9 nga 10 sektorët e këtij indeksi.