|
|
| Tregjet aziatike mbyllen në rritje të lehtë |
|
Që nga dita e hënë ky indeks ka qenë përmbi mesataren e lëvizjes 21 ditore. Ky është një nivel i kufirit teknik afat shkurtër që Hedge Funds e mbajnë në fokus pasi përcakton edhe nivelin e tyre të investimeve në stoqet bankare. Kufiri i rezistencës për indeksin pan aziatik është në nivelin e 401.50 pikë. Indeksi dështoi në 2 tentativa përgjatë majit për ta thyer këtë kufi. Në treg analistët dhe lojtarët e tregut thonë se rritja e sotme nuk është një rikthim në asete me risk por ripozicionim në stoqet të sigurta. Lojtarët këshillojnë që në këto momente është më mirë të jesh i tërhequr dhe të mos përfshihesh në treg përderisa të qartësohet situata në Europë. Në Japoni NIKKEI u rrit 0.67%, i mbështetur nga rritja 1% e Wall Street përgjatë natës. Në Korenë e jugut KOSPI u rrit 0.27%. Në Australi ASX u ra 0.17%. Në Hong Kong treguesi HANG SENG u rrit 0.34%. Në Kinë SSEC u rrit 0.79% dhe në Tajvan TAIEX u rrit 0.28%. Në tregun monetar euro ra 0.1% në 1.2492 dollarë, ndërsa monedha amerikane u rrit 0.15% në 79.66 jen. Në tregun e metaleve të çmuara ari ka ndryshuar pak dhe vlerësohet në 1 mijë e 608 dollarë për onz. Në tregun energjetik nafta bruto amerikane për korrikun ra 35 cent në 83.01 dollarë për fuçi. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet aziatike u mbyllën në vlera pozitive. Sesioni ka qenë i trazuar dhe në fund janë dorëzuar fitimet e mëdha që u prekën në një moment. Tërheqja nga stoqet me risk dhe frika për tu përfshirë në lojë është e ndikuar nga frika se pesha e sektorit bankar do të ndihet në të gjithë ekonominë e Spanjës dhe sidomos pas rritjes së kostos së borxhit për ekonominë e katërt të eurozonës në një pikë rekord. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë u rrit 0.1% në 396.76 pikë por më herët ishte rritur deri në 0.4%.