|
|
| Bursat aziatike shënojnë rënie të lehtë |
|
Ky ankand do të jetë edhe prova mbi aftësinë e Romës për të mos qenë viktima e ardhës e krizës së borxheve sovrane që nisi në Greqi 3 vite më parë. Paralelisht tregtarët pritet të tërhiqen nga tregun në ditën e sotme dhe në ditën e premte për shkak të afrimit të zgjedhjeve në Greqi të cilat konsiderohen si momenti vendimtar për të ardhmen e saj në Eurozonë. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë ra 0.6% ku kina dhe Australia kryesojnë këtë rënie. Ndërsa në Japoni bençmarku Nikkei ra 0.13%. Në Korenë e jugut KOSPI ra 0.04%. Në Australi ASX ra 0.51%. Në Hong Kong treguesi HANG SENG ra 0.50%. Në Kinë SSEC ra 0.33% dhe në Tajvan TAIEX u rrit 0.10%. Në tregun monetar euro u rrit 0.16% në 1.2582 dollarë ndërsa monedha amerikane nuk ka ndryshuar në vlerën e 79.43 jen. Në tregun e metaleve të çmuara ari ka ndryshuar pak dhe është në vlerën e 1 mijë e 622 dollarë për onz. Në tregun energjetik nafta bruto amerikane për korrikun u rrit 47 cent në 83.01 dollarë për fuçi. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet aziatike ranë sesionin e sotëm pasi shqetësimeve konstante për zhvillimin e ngjarjeve të Eurozonë ju shtuan të dhënat e e dobëta të shitjeve me pakicë në Shtetet e Bashkuara. Kjo statistikë ka shtuar numrin e investitorëve që besojnë se ekonomia globale është e brishtë dhe pa një katalizator që garanton normën ne nevojshme të rritjes. Tërheqja nga tregu është imponuar edhe nga fokusi i vendosur tek ankandi i bonove italiane që zhvillohet këtë ditë.