|
|
| Bursat aziatike mbështeten nga bankat qendrore |
|
Tregjet globale këtë javë janë karakterizuar nga paqëndrueshmëria për shkak të pasigurisë mbi zgjedhjet greke dhe shanseve të larta të kontaminimit të eurozonës prej saj. Në koment të situatës analistët thonë se tregjet janë rritur në vlera të vogla por askush nuk thotë se ka më shumë besim për të ardhmen. Lojtarët e tregut thonë se rritja e indekseve ndodh për shkak të blerjeve në treg por këto blerje karakterizohen nga shmangia e ekspozimit në Eurozonë. Indeksi MSCI për Azinë e Paqësorit pa Japoninë u rrit 0.6%, ndërsa në Japoni bençmarku Nikkei dorëzoi fitimet e rritjes 0.3% për të rënë shumë lehtë në territor negativ. Në Korenë e jugut KOSPI ra 0.57%. Në Australi ASX u rrit 0.37%. Në Hong Kong treguesi HANG SENG u rrit 1.30%. Në Kinë, SSEC u rrit 0.17% dhe në Tajvan TAIEX u rrit 1.12%. Në tregon monetar, euro ka ndryshuar pak në 1.2635 dollarë, ndërsa monedha amerikane ra 0.67% në 78.85 jen. Në tregun e metaleve të çmuara pasiguritë për eurozonën i kanë ri-dhënë arit statusin e parajsës së sigurisë dhe sot vlerësohet në 1 mijë e 623.66 dollarë për onz. Në tregun energjetik nafta bruto amerikane për korrikun u rrit 65 cent në 84.50 dollarë për fuçi. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet aziatike kaluan në territor pozitiv sesionin e sotëm. Investitorët u përfshinë në lojën e tregut duke mbështetur besimin tek raportimi mbi gatishmërinë e bankave qendrore për të absorbuar efektet negative të zhvillimit të ngjarjeve të borxhit sovran në Eurozonë. Megjithatë veprimet e investitorëve kanë qenë të kujdesshme pasi ka ende pasiguri të lartë mbi rezultatin e zgjedhjeve në Greqi. Paralelisht në treg nuk ka asnjë parashikim të qartë mbi atë se çfarë mund të ndodhë në rast të largimit të Greqisë nga eurozona.