|
|
| Greqia rrit bursat aziatike me rreth 2% |
|
Edhe stoqet amerikane në tregun e ardhmërive si dhe asetet me risk si lëndët e para minerale, nafta bruto dhe bakri regjistruan rritje të vlerës. Ndërsa ari si një “parajsë e sigurisë” në kohë të krizave u zhvlerësua. Rezultati i zgjedhjeve greke ka shuar përkohësisht frikën se në ditën ne sotme do të shpërthente pasiguria në tregjet financiare. Megjithatë një pjesë e mirë e analistëve paralajmërojnë se optimizmi i këtyre momenteve mund të rezultojë jetëshkurtër pasi Europa përballet me shumë sfida dhe probleme ende të pazgjidhura. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë u rrit 1.7%. në Japoni NIKKEI u rrit 2.04%. Në Korenë e jugut KOSPI u rrit 2.01%. Në Australi ASX u rrit 1.90%. Në Hong Kong treguesi HANG SENG u rrit 1.55%. Në Kinë SSEC u rrit 0.69% dhe në Tajvan TAIEX u rrit 1.81%. Në tregun monetar euro ka ndryshuar pak dhe gjendet në vlerën e 1.2712 dollarë, ndërsa monedha amerikane vlerësohet në 79.17 jen rritje me 0.35% për momentin. Nafta bruto amerikane u rrit me 1,15% në 85 dollarë për fuçi ndërsa nafta bruto Brent u rrit 1% në 98.64 dollarë për fuçi. Në tregun e metaleve të çmuara rënia e riskut nga Greqia ka zhvlerësuar arin që gjendet në vlerën e 1 mijë e 623.29 dollarë për onz. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet aziatike u rritën pothuajse 2% sesionin e sotëm pasi zgjedhjet parlamentare në Greqi rezultuan me fitoren e partive që përkrahin reformat ekonomike dhe programet e financimit ndërkombëtar. Ky rezultat ka qenë shumë i rëndësishëm për politikë bërësit europianë dhe u jep mundësinë të mbajnë të bashkuar eurozonën pa riskuar shpërbërjen e eurozonës. Situata në Greqi ka rritur besimin e investitorëve tek blloku i monedhës së përbashkët duke rritur euron në pikën më të lartë 1 mujore.