|
|
| Stoqet aziatike kalojnë në territor negativ |
|
Analistët thonë se dinamika e tregut në këto kohë është kërcimi nga një problem tek tjetri me prevalim të shqetësimeve kundrejt optimizmit në perspektivën e ekonomisë globale. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë ra 0.1% ndërsa në Japoni Nikkei ra 0.44%. të dy këta indekse u rritën më shumë se 1.5% një ditë më parë të mbështetur tek zgjedhjet greke që shmangën shpërbërjen e menjëhershme të eurozonës. Në Korenë e jugut KOSPI ra 0.19%. Në Australi ASX ra 0.33%. Në Hong Kong treguesi HANG SENG ra 0.27%. Në Kinë SSEC ra 0.47% dhe në Tajvan TAIEX ra 0.48%. Në tregun monetar euro u rrit 0.25% në 1.2606 dollarë, ndërsa monedha amerikane ra 0.14% në 78.98 jen. Në tregun e metaleve të çmuara ari ka ndryshuar pak në vlerën e 1 mijë e 628.5 dollarë për onz. Në tregun energjetik nafta bruto amerikane për korrikun ra 15 cent në 83.09 dollarë për fuçi. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Lehtësia dhe optimizmi i zgjedhjeve greke ashtu siç u parashikua nga shumë analistë rezultoi të ishte jetëshkurtër. Stoqet aziatike kaluan në territor negativ të presuara nga frustrimi i investitorëve përballë rritjes së kostos së borxhit sovran të Spanjës përmbi nivelin e rrezikshëm të 7%. Në treg ka frikë se sektori problematik bankar i Spanjës do të tërheqë akoma më thellë në vorbullën e krizës Madridin.