|
|
| Të dhënat në SHBA rrisin bursat aziatike |
|
Ky është një indeks shumë i mirë i shpenzimeve për investimeve të biznesit. Vlera pozitive paraqiti edhe statistika e rritjes së numrit të kontratave për shitjet e shtëpive në shtetet e bashkuara. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë u rrit deri në 0.7% dhe më pas dorëzoi fitimet për tu mbyllur me rritje 0.3%. në Japoni bençmarku Nikkei regjistron performancën më të mirë aziatike me rritje 1.39%. Analistët thonë se indekset në Azi kanë ecur në gjurmë të performancës së bursave europiane një ditë më parë dhe argumentojnë se investitorët në Azi nuk duan të jenë të papërgatitur në rast se europianët prodhojnë surpriza. Po ndjenja pozitive mund të shuhet me të njëjtën shpejtësi, kur të nisë samiti i Brukselit në të cilin gjermania Franca dhe Italia janë shfaqur haptas se kanë një hendek të madh në qëndrimin që do të mbajnë. Kancelarja Merkel ri-shprehu vendimin e saj se do të kundërshtojë çdo tentativë të Parisit dhe të Romës për të vendosur në plan të parë reagimin e emergjencës dhe do të kërkojë që në plan të parë të vendoset zgjidhja e problemeve themelore të Europës. Samiti që nis ditë e sotme është samiti numër 20 që zhvillojnë udhëheqësit për të zgjidhur krizën aktuale që nisi në fillim të vitit 2010 në Greqi. Në Korenë e jugut KOSPI u rrit 0.08%. Në Australi ASX u rrit 0.04%. Në Hong Kong treguesi HANG SENG u rrit 0.19%. Në kinë SSEC ra 0.07% dhe në Tajvan TAIEX u rrit 0.02%. Në tregun monetar euro vlerësohet në 1.2533 dollarë, ndërsa monedha amerikane në 79.41 jen. Në tregun e metaleve të çmuara ari vlerësohet në 1 mijë e 576 dollarë për onz, ndërsa në tregun energjetik nafta bruto amerikane për gushtin në 80.53 dollarë për fuçi. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet aziatike u rritën në ditën e enjte të mbështetura në optimizmin që prodhuan përgjatë natës të dhënat makroekonomike në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë masa e rritjes së indekseve në Azi vijon të jetë e kufizuar nga ankthi që shkakton samiti i Brukselit, ku udhëheqësit europainë janë thellësisht të ndarë në lidhje me mënyrën e kontrollit të krizës 3 vjeçare të borxheve sovrane. Një ditë më parë stoqet në shtetet e bashkuara dhe në Europë regjistruan rritje të fortë të mbështetura në të dhënat përtej çdo parashikimi të blerjeve të produkteve jetëgjata në Shtetet e Bashkuara.