|
|
| Bursat aziatike në pritje të vendimit të BQE |
|
Analistët thonë se për lojtarët në treg do të jetë shumë e vështirë që të pozicionohen në asete të dominuar në euro, shikuar më parë se çfarë masash do të marrë banka qendrore europiane për të mbështetur ekonominë përveç vendimit përveç vendimit për të ulur normën bazë të interesit. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë ra 0.5%, duke u larguar nga pika më e lartë 7 javore që preku një ditë më parë. Edhe në Japoni bençmarku Nikkei ju largua pikës më të lartë 2 mujore që preku një ditë më parë dhe sot ka rënë me 0.33%. Në Korenë e jugut KOSPI ra 0.11%. Në Australi ASX ra 0.18%. Në Hong Kong treguesi HANG SENG ra 0.29%. Në Kinë SSEC ra 1.19% dhe në Tajvan TAIEX ra 0.54%. Në tregun monetar euro nuk ka ndryshuar dhe vlerësohet në 1.2525 dollarë, ndërsa monedha amerikane në 79.78 jen. Në tregun e metaleve të çmuara ari vlerësohet në 1 mijë e 613 dollarë për onz. Në tregun energjetik nafta bruto amerikane për gushtin ra 95 cent në 86.81 dollarë për fuçi. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet aziatike humbën vrullin në ditën e enjte pas vendimit të investitorëve për të mos u përfshirë në lojën e tregut përpara informimit mbi vendimet që do të marrë Banka Qendrore Europiane. Megjithatë pritshmëria që kjo bankë të vendosë të ulë normën bazë të interesit në 0.75% ka presuar vlerën e monedhës së përbashkët europiane. Ndërkohë në tregun monetar indeksi që mat vlerën e dollarit kundrejt shportës me 6 monedhat kryesore të tregtisë u rrit 0.5%.