|
|
| Azi, shqetësimet për ekonominë rrëzojnë bursat |
|
Në këtë raport investitorët do të gjurmojnë të gjejnë dhe ata elementë që mund të imponojnë rezervën federale për të ndërmarrë një program të tretë të stimuli të ekonomisë. Në treg ka nga ata lojtarë që besojnë se raporti i sotëm i punësimit mund të shuajë shpresat për ndërhyrje nga Banka Qendrore në Shtetet e Bashkuara. Në treg stoqet me risk dhe kryesisht lëndët e para industriale kanë zgjeruar humbjet të presuara nga shqetësimi i bankave qendrore të Kinës, të Anglisë dhe të Europës për përkeqësim të kushteve në ekonominë globale. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë ra 0.6%. Në Japoni NIKKEI ra 0.97%. Në Korenë e jugut KOSPI ra 1.26%. Në Australi ASX ra 0.40%. Në Hong Kong treguesi HANG SENG ra 0.40%. Në Kinë SSEC ra 0.48% dhe në Tajvan TAIEX ra 0.71%. Në tregun monetar euro vlerësohet në 1.2380 dollarë ndërsa monedha amerikane në 79.89 jen. Në tregun e metaleve të çmuara ari vlerësohet në 1 mijë e 604 dollarë për onz. Në tregun energjetik nafta bruto amerikane për gushtin ra më shumë se 1 dollarë në 86.14 dollarë për fuçi. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet aziatike ranë në ditën e premte. Drejtimi i tyre u përcaktua nga ecuria e stoqeve globale përgjatë natës. Investitorët vijojnë të tregohen të kujdesshëm pavarësisht hapave që ndërmorën 3 nga bankat qendrore më të mëdha të botës. Ndërkohë, fokusi mbetet tek raportimi i punësimit për muajin Qershor, që do të bëjë Departamenti amerikan i Punës. Raporti për punësimin në Shtetet e Bashkuara do të japë një informacion më të qartë për dëmin që kriza e Eurozonës ka dhënë në ekonominë e parë të botës.