Banner
LAJMI I FUNDIT
Jepni vlerësimin tuaj në sondazhin e Televizionit SCAN
Sa do të ndikojë te biznesi fushata zgjedhore?
slide image

Banner flash 3

...
Me teper..

slide image

Banner flash 2

...
Me teper..

E Hënë, 23 Korrik 2012 07:59   
Bursat aziatike nisin javën me humbje të mëdha

bursat-aziatike-investStoqet aziatike  u zhytën thellë në territor negativ sesionin e sotëm dhe monedha e përbashkët gjendet në vlerat më të ulëta disa vjeçare kundrejt monedhave kryesore të tregtisë globale. Në Azi investitorët po reagojnë negativisht ndaj kërkesës për ndihmë financiare që rajoni i Valencias ka bërë për qeverinë qendrore në Madrid. Kjo kërkesë në treg përkthehet si një pamundësi e Spanjës, ekonomia e katërt në eurozonë, për të shmangur aplikimin për ndihmë nga financat pan europiane sipas stilit të Greqisë.

Kjo frikë se jo vetëm bankat por e gjithë ekonomia spanjolle do të pasojë Greqinë Portugalinë dhe Irlandën ka mbajtur në nivel të lartë kërkesën për bonot e thesarit amerikan që konsiderohen si “parajsë sigurie”. Në tregun e lëndëve të para, ky ambient me pritshmëri negative ka rrëzuar me 1 dollarë çmimin e naftës ndërsa thatësira në shtetet e bashkuara ka mbajtur në pikën më të lartë historike çmimin e misrit dhe të sojës. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë ra 2%, ndërsa në Japoni bençmarku Nikkei ra 1.41%.

Në Korenë e jugut KOSPI ra 1.82%. Në Australi ASX ra 1.54%. Në Hong Kong treguesi HANG SENG ra 2.53%, Në Kinë SSEC ra 1.30% dhe në Tajvan TAIEX ra 1.90%. Në tregun monetar euro vlerësohet në 1.2114 dollarë, ndërsa monedha amerikane në 78.15 jen. Në tregun e metaleve të çmuara ari vlerësohet në 1 mijë e 578 dollarë për onz. Në tregun energjetik nafta bruto amerikane për shtatorin vlerësohet në 90 dollarë për fuçi.

Përgatiti: E.Ngjelina

Last Updated ( E Hënë, 23 Korrik 2012 12:24 )
 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.