|
|
| Azi, shpresa për ndërhyrje të FED rrit bursat |
|
Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë u rrit 0.57% në 468.05 pikë duke ndalur rënien e 4 sesioneve të fundit. Ky indeks një ditë më parë preku edhe pikën më të ulët 1 mujore të 397.44 pikë. Megjithatë pavarësisht lëkundjeve në masë të lartë ky indeks është ri ngritur po të krahasohet me pikën më të ulët vjetore 379.17 pikë që preku në fillim të qershorit. Në Japoni Nikkei zgjeroi fitimet për tu rritur 0.75% dhe ndali rënien në pikën më të ulët 7 javore që preku një ditë më parë. Në Korenë e jugut KOSPI u rrit 0.83%. Në Australi ASX u rrit 0.52%. Në Hong Kong treguesi HANG SENG u rrit 0.24%. Në Kinë SSEC u rrit 0.22% dhe në Tajvan TAIEX u rrit 0.20%. në tregun monetar euro ka ndryshuar pak dhe vlerësohet në 1.2144 dollarë ndërsa monedha amerikane në 78.18 jen. Në tregun e metaleve të çmuara ari vlerësohet në 1 mijë e 604.54 dollarë për onz, ndërsa në tregun energjetik nafta bruto amerikane për shtatorin ra 39 cent në 88.58 dollarë për fuçi. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet aziatike u rritën sesionin e sotëm, të mbështetur në pritshmërinë për stimul monetar të ekonomisë nga Rezerva Federale, por edhe nga sinjalet e zyrtarëve europianë për gatishmërinë për të mos lejuar krizën e borxheve të thellohet akoma më shumë. Megjithatë pavarësisht rritjes në sesionin e sotëm optimizmi i investitorëve vijon të jetë i brishtë.