|
|
| Deklarata e Dragit rrit bursat aziatike |
|
Ky program ka disa muaj që nuk përdoret nga banka. Përveç programit tashmë investitorët dhe analistët shprehin besim se në eurozonë do të ketë një ulje të re të normës së interesit për ta kaluar në një pikë tjetër të ulët historike në 0.5%. Analistët e tregut monetar thonë se tashmë pas garancive të Draghit euro nuk do të vihet më nën presion dhe një tjetër element ndihmës është edhe pritshmëria që shtetet e bashkuara të miratojnë një program të stimulit monetar. Në ndihmë të performancës së mirë të stoqeve aziatike ka qenë dhe raporti më i mirë se parashikimi i Samsung, kompania më e madhe në botë në sektorin e teknologjisë së informacionit për nga të ardhurat. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë u rrit 1.3% i mbështetur nga rritja 2.6% e sektorit të teknologjisë së informacionit. Në Japoni bençmarku Nikkei u rrit 1.08%. Në Korenë e jugut regjistrohet performanca më e mirë në Azi me indeksin KOSPI që është rritur 2.31% për shkak të raportit pozitiv të Samsung dhe të LG Display. Në Australi ASX u rrit 0.96%. Në Hong Kong treguesi HANG SENG u rrit 1.89%. Në Kinë SSEC u rrit 0.06% dhe në Tajvan TAIEX u rrit 2.00%. Në tregun monetar euro është pranë pikës më të lartë 2 javore që preku në sesionin e kaluar. Aktualisht monedha europiane vlerësohet në 1.2289 dollarë, ndërsa monedha amerikane në 78.22 jen. Rritja e euros kundrejt dollarit ka ndezur kërkesën e investitorëve për asete me risk ku përfshihen edhe lëndët e para industriale si nafta bakri dhe ari që janë të denominuara në dollarë. Komentet kanë ndihmuar edhe bonot 10 vjeçare të Spanjës kosto e të cilave ra në më pak se 7% kundrejt vlerës 7.6% që regjistruan në këtë javë. Në tregun e metaleve të çmuara ari vlerësohet në 1 mijë e 616 dollarë për onz. Në tregun energjetik nafta bruto amerikane për shtatorin vlerësohet në 89.73 dollarë për fuçi. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet aziatike regjistruan një perofrmancë shumë të mirë në ditën e fundit të javës. Investitorët në Azi reaguan ndaj deklaratës përgjatë natës të presidentit të bankës qendrore europaine i cili shprehu gatishmërinë e bankës për të garantuar se asnjë nga anëtarët e bllokut të monedhës së përbashkët të mos përjashtohet. Deklarata e Mario Draghit ka garantuar investitorët se banka është e gatshme të ndërhyjë për të ulur koston e borxhit të Spanjës dhe Italisë. Për analistët deklarata e presidentit Draghi është sinjali më i qartë se në mbledhjen e javës së ardhshme banka do të rindezë motorin e programit të blerjes së bonove në treg.