Banner
LAJMI I FUNDIT
Jepni vlerësimin tuaj në sondazhin e Televizionit SCAN
Mendoni se furnizimi me ujë të pijshëm këtë verë do të jetë më i mirë krahasuar me vitin e kaluar?
slide image

Banner flash 3

...
Me teper..

slide image

Banner flash 2

...
Me teper..

E Enjte, 02 Gusht 2012 08:46   
Zhgënjehen nga FED, bien bursat aziatike

bursa-australi-webBursat aziatike shënuan rënië në sesionin e sotëm, ndërsa euro dhe lëndët e para u drejtuar në rritje, pasi investitorët shpresojnë se Banka Qendrore Europiane do të vendosë për një politikë më agresive në takimin e ditës së sotme.

Ndërsa në përfundim të takimit dyditor Rezerva Federale nuk ofroi asgjë të re dhe ndaloi ofrimin e stimujve të rinj. Për këtë arsye, indeksi MSCI për Azinë e Paqësorit pa Japoninë ra me 0.4%, por aksionet në Australi u kthyer në territor pozitiv pas publikimit raportit që tregoi se shitjet me pakicë u rritën fuqishëm në Korrik.

Edhe në Japoni, indeksi Nikkei fitoi lehtë terren, për shkak të jenit të dobët që ndihmon eksportet dhe për shkak të shpresës që Banka Qendrore Europiane do të tregohet më agresive me politikat e saj monetare në takimin e sotëm. Disa investitorë shpresojnë se Banka Qendrore Europiane do të aktivizonë programin e blerjes së bonove të vendve me probleme, për të ndihmuar sidomos Italinë dhe Spanjën në uljen e kostos së huamarrjes.

Edhe monedha e përbashkër europiane, euro fitoi rreth 0.2% të vlerës në raport me dollarin amerikan, duke u këmbyer me 1.2250 dollarë. Në takimin që përfundoi një ditë më parë, Rezerva Federale në SHBA, nuk ofroi stimuj të rinj monetarë. Por ky institucion mbajti dyert e hapura për blerje të tjera të bonove, në të ardhmen për të ndihmuar ekonominë amerikane të rimëkëmbet. Ndërkohë në tregun e metaleve, ari u rrit lehtë  në rreth 1 mijë e 601 dollarë për onz.

Përgatiti: Lidion Kulla

 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.