|
|
| Bursat aziatike zgjerojnë fitimet |
|
Në mbyllje të punimeve, indeksi MSCI për Azinë e Paqësorit pa Japoninë fitoi 0.3% të vlerës duke u ngjitur në nivelin më të lartë në 3 muaj. Në Japoni indeksi Nikkei fitoi përmbi 0.8%. Ndërkaq Rezerva Federale e Australisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit në 3.5%. në tregun monetar euro u këmbye me 1.2390 dollarë, ndërsa nafta Brent ra lehtë me 0.2% në 109.39 dollarë për fuçi. Përgatiti: Lidion Kulla |
| Last Updated ( E Martë, 07 Gusht 2012 08:55 ) |



Tregjet aziatike kanë zgjeruar fitimet edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët vazhdojnë të shpresojnë se udhëheqësit europiane do të marrin masa shtesë për të vënë nën kontroll krizën e borxheve në Eurozonë. Gjithashtu ka një pritshëmri të lartë se edhe Bankat qendrore në Kinë dhe SHBA do të marrin masa për të stimuluar ekonominë.